×
  • Lajme
  • Botë

    Miku i Donald Trump vdes nga Coronavirusi

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 18:31

    Stanley Chera, një agjent i mirënjohur i pasurive të patundshme në Nju Jork, ka vdekur nga koronavirusi.


    CNN shkruan se Chera ishte një mik i ngushtë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

    Nga 2016 deri në 2019, ai dhuroi më shumë se 400,000 dollarë për President Inc. dhe Trump Victory, të cilat u krijuan për të mbledhur donacione për fushatën presidenciale të Trump.

    Trump shpesh iu referua atij në fjalimet e tij gjatë fushatës presidenciale, duke e quajtur “një nga ndërtuesit më të mëdhenj të pasurive të patundshme dhe ekspertët në botë”.

    “Ai është një njeri i shkëlqyeshëm dhe ka qenë me mua që në fillim,” tha Trump me një rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!