×
  • Lajme
  • Botë

    Miliarderi rumun Dan Petresku dhe familja e tij vdesin nga rrëzimi i aeroplanit

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 8:43

    Një aeroplan i vogël, që transportonte miliarderin rumun Dan Petresku dhe familjen e tij, u përplas në një ndërtesë të zbrazët pranë Milanos, duke shkaktuar vdekjen e të tetë personave në bord.


    Siç raportojnë mediet italiane, aeroplani u rrëzua disa minuta pas ngritjes nga Aeroporti Linate, ndërsa do të udhëtonte për në Olbia të ishullit italian të Sardinës.

    Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Fluturimeve të Italisë ka nisur hetimet për shkaqet e rrëzimit.

    Petresku, 68 vjeç, ishte një nga njerëzit më të pasur të Rumanisë. Ai kishte krijuar pasurinë e tij prej 3 miliardë dollarësh me prona të paluajtshme dhe nga pronësia e disa supermarketeve dhe qendrave tregtare.

    Gazeta italiane Corriere della Sera raportoi se gruaja, djali dhe pesë miq të Petreskut ishin në aeroplan, në kohën e incidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!