Ministri i Shëndetësisë në rajonin Queensland të Australisë e ka ngacmuar presidentin amerikan, Donald Trump, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij u diagnostikua me koronavirus të premten.
“A e ke shqyrtuar dezinfektuesin intravenoz”, shkroi ministri Steven Miles në llogarinë e tij në rrjetin social, Twitter.
Si duket, ai iu referua sugjerimit të Trumpit që zbardhuesi mund të ndikojë në luftën kundër koronavirusit. Pas kësaj deklarate, kundër tij kishte pasur shumë deklarata dhe përqeshje.
Miles, i cili gjithashtu shërben si zëvendëskryeministër rajonal në Queensland, ka refuzuar të kërkojë falje për këtë shaka, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Express.
“Mendoj se të gjithë e dinë kontekstin këtu, të gjithë i dinë gjërat goxha mixore që Donald Trump i ka thënë gjatë pandemisë. Ishte shumë e papërgjegjshme nga ana e tij që të bënte deklarata rreth trajtimeve të supozuara që ishin të pavërtetuara, rreth vaksinave të supozuara që ishin të pavërtetuara”, tha ky ministër.
Have you considered intravenous disinfectant? https://t.co/4QutsVmEil
— Steven Miles (@StevenJMiles) October 2, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.