×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri gjerman e pranon: Evropa nuk ishte e përgatitur për pandeminë

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 23:21

    Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Europa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.


    Në deklaratën e lëshuar ne Ditën e Europës, Maas pohon se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në vendet e tyre. Ndërsa e mbrojti përgjigjen kombëtare si “ të nevojshme për të garantuar aftësinë tonë të veprimit e më pas, për të ndihmuar dhe të tjerët”, kreu i diplomacisë gjermane shtoi Bashkimi Europian, ka nxjerrë mësime e është “përmirësuar” pas shpërthimit të krizës.

    BE-ja është përballur me një valë kritikash për mungesë uniteti përballë pandemisë. Disa thanë se blloku “dështoi” në testin e koronavirusit dhe se liderët e tij nuk arritën ta parashikonin mbërritjen e saj dhe pasojat, ndërsa nuk arritën të perceptonon gjithashtu sipas këtyre zërave kritikë, se sistemet më të avansuara shëndetësore të botës përballeshin më rrezikun e madh që të mos përballonin situatën.

    Maas shtoi sidoqoftë se vendi i tij dëshiron që BE-ja të jetë më e fuqishme kur pandemia të ketë kaluar. Gjermania merr në 1 korrik presidencën e radhës së Bashkimit Europian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!