×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri gjerman refuzon t’ia zgjasë dorën kancelares Merkel shkaku i koronavirusit

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 16:26

    Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, refuzoi t’ia jepte dorën kancelares Angela Merkel për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.


    Në pamjet e publikuara në internet shihet se si ministri Seehofer ia lë dorën e zgjatur kancelares Merkel gjatë një samiti të mbajtur të hënën në Berlin.

    Kancelarja e mori shtruar këtë sjellje, duke e tërhequr dorën dhe duke qeshur bashkë me një ministër tjetër, shkruan “Daily Mail”.

    Kjo është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha ajo dhe u ul në ulësen e caktuar për të, përderisa edhe personat e tjerë u dëgjuan duke qeshur.

    Ministri Seehofer tha të dielën para medieve se nuk është duke i shtrënguar duart me të tjerët për shkak të koronavirusit dhe se shpreson që vaksina kundër virusit të ri të jetë e gatshme brenda disa muajve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!