×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri i një shteti fqinj vdes nga COVID-19

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 13:01

    Ministri për Çështje të Luftëtarëve në Bosnjë-Hercegovinë, Salko Bukvareviq, ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit.


    Bukvareviq 53-vjeçar ishte i shtrirë në spital në Sarajevë. Ishte shtrirë javën e kaluar me pneumoni dhe probleme me frymëmarrje.

    Që nga viti 2015 e ka marrë detyrën e ministrit për Çështjet e Luftëtarëve, njofton “Klix.ba”.

    Bosnja ka regjistruar në total 10.700 raste me koronavirus dhe 297 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!