×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri indonezian akuzohet për rryshfet

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:34

    Ministri i çështjeve sociale të Indonezisë është akuzuar për marrje ryshfeti ndërsa rregullonte ndihmë ushqimore për njerëzit e prekur nga pandemia e koronavirusit.


    Juliari Batubara akuzohet për marrjen e parave nga kontraktorët që furnizojnë me pako të ndihmës ushqimore për njerëzit në nevojë.

    Agjentët anti-korrupsion zbuluan më shumë se 14.5 miliardë rupi (1 milion dollarë; 760,000 £) në valixhe dhe kontejnerë të tjerë dhe arrestuan katër të dyshuar gjatë një kontrolli të shtunën.

    BBC shkruan se Z. Juliari u dorëzua të dielën dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me 20 vjet burg dhe një gjobë prej një miliard rupi.

    Presidenti Joko Widodo tha të dielën se ai kishte paralajmëruar vazhdimisht ministrat për të shmangur korrupsionin dhe se ai nuk do të mbrojë ata që e bënë këtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!