×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri serb i Mbrojtjes i refuzon thirrjet për deeskalim të situatës në Veri të Kosovës

    Reporteri
    26 Shtator 2021 | 18:44

    Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq sot në afërsi të pikëkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë tha se kushti për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe fillimin e dialogut është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ajo pjesë.


    Ai, i shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko, vizituan pjesën ku po qëndrojnë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe e protestues afër kufirit.

    Stefanoviq tha se Serbia nuk po i ngrit tensionet, tha se janë gati për dialog, por përmendi një kusht.

    “Unë refuzoj thirrjet për de-eskalim të situatës drejtuar të dyja palëve, sepse ne nuk po provokojmë, nuk e kemi arrestuar askënd, nuk kemi hyrë në veri, nuk po kërcasim me armë, as nuk kemi bërë ndonjë lëvizje që i ngre tensionet. Ne jemi gati për dialog, por ata duhet t’i heqin njësitë speciale dhe ta kthejnë situatën në gjendjen e mëparshme”, tha Stefanoviq, raporton gazeta serbe, Danas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!