×
  • Lajme
  • Botë

    Ministrja e jashtme belge jep dorëheqje të përkohshme që të kujdeset për burrin e sëmurë

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 19:19

    Zëvendëskryeministrja belge dhe ministrja e Punëve të Jashtme Sophie Wilmes tha të enjten se do të largohet përkohësisht nga qeveria për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili është diagnostikuar me kancer në tru, shkruan Reuters.

    “Kjo sfidë e vështirë nuk është pa pasoja për familjen time dhe për këtë arsye edhe për rolin tim brenda qeverisë belge”, tha ajo në një deklaratë.

    Wilmes, e cila ishte kryeministre e Belgjikës midis 2019 dhe 2020 dhe gruaja e parë në atë rol, merr leje të paktën deri në këtë verë, kur ajo dhe familja e saj do të rivlerësojnë situatën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!