Kryeministrja belge Sophie Williams u prit me shpinë të kthyer nga punonjësit shëndetësorë në Spitalin Saint-Pierre në Bruksel, në shenjë proteste për trajtimin e sektorit të shëndetësisë nga ana e qeverisë gjatë kësaj kohe.
Punonjësit e spitalit formuan një linjë dhe u kthyen me shpinë kah makina me të cilën Kryeministrja belge erdhi për viztë zyrtare në spital, transmeton Reporteri.
Përfaqësuesit e punëtorëve mjekësorë në Belgjikë e shpjegojnë këtë akt me zhgënjimin e mjekëve lidhur me veprimet e qeverisë belge si gjatë pandemisë COVID19 ashtu edhe qasjes së përgjithshme ndaj sektorit të shëndetit në vend.
Autoritetet janë kritikuar për uljen e buxhetit për shëndetësi, pagat e ulëta, mungesën e personelit mjekësor dhe qëllimin për të punësuar staf të pakualifikuar në vend të infermierëve.
Duke komentuar “protestën e mantelëve të bardhë” nga zyra e Kryeministrit, theksojnë se qëllimi i qeverisë është të mbështesë menaxhimin e situatës së krizës, dhe jo ta bëjë atë edhe më të vështirë.
Gjatë pandemisë së koronavirusit Belgjika ishte në majën e botës për sa i përket numrit të vdekjeve për kokë banori. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.