Presidenti i SHBA Donald Trump ka rezultuar negativ për COVID-19 dhe ai nuk paraqet më rrezik për ta transmetuar virusin, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë të hënën, 10 ditë pasi zoti Trump njoftoi se ishte prekur nga koronavirusi.
Në një njoftim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë vetëm disa orë para se zoti Trump të rifillonte tubimet e fushatës, Dr. Sean Conley tha se presidenti ishte testuar negativ për disa ditë rresht duke përdorur një test antigjeni të Laboratorëve Abbott, BinaxNOW.
Dr. Conley tha se testet negative dhe të dhëna të tjera klinike dhe laboratorike “tregojnë një mungesë të replikimit viral të dallueshëm”.
Ekipi mjekësor i zotit Trump kishte arritur në përfundimin se bazuar në të dhënat dhe udhëzimet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “presidenti nuk është infektues për të tjerët”, tha Dr. Conley.
Presidenti Trump po i rikthehet fushatës të hënën në mbrëmje me një tubim në Sanford, të Floridës, i pari që kur zbuloi më 2 tetor se ai ishte pozitiv për COVID-19.
Kritikët fajësojnë Presidentin Trump se nuk ka inkurajuar mbështetësit në aktivitetet e fushatës, dhe madje as stafin e Shtëpisë së Bardhë, që të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i përmbahen udhëzimeve të distancimit fizik. Të paktën 11 ndihmës të afërt të zotit Trump kanë rezultuar të infektuar me koronavirus./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.