Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, u pa i emocionuar, kur e dëgjoi vendimin për lirimin nga të gjitha akuzat për të shtënat e 25 gushtit të vitit 2020. Vendimi e ka ndarë ShBA-në në dysh dhe për këtë vendim pati edhe protesta.
I riu u lirua nga dy akuza për vrasje të qëllimshme, një akuzë për tentim-vrasje dhe dy akuza për rrezikim të sigurisë në mënyrë të pamatur.
Rittenhouse ka pranuar se i ka qëlluar për vdekje 36-vjeçarin Joseph Rosenbaum dhe 26-vjeçarin Anthony Huber si dhe e ka plagosur 28-vjeçarin Gaige Grosskreutz, por ka pretenduar se këto veprime i ka bërë në vetëmbrojtje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është i zemëruar, pasi një adoleshent që vrau dy persona në një trazirë racore vitin e kaluar në Wisconsin u lirua nga akuzat.
Presidenti shprehu zhgënjim për këtë vendim përmes një deklarate me shkrim para se më parë t’u thoshte gazetarëve se e përkrah vendimin e trupit gjykues, shkruan BBC
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.