×
  • Lajme
  • Botë

    “Mos më qëlloni ju lutem”: Publikohen pamje të reja nga rasti i George Floyd

    Reporteri
    03 Gusht 2020 | 21:21

    Pamje të reja të rastit të George Floyd janë publikuar së fundmi ndërsa Daily Mail i ka shpërndarë po ashtu, teksa në detaje shihet se si nisi ngjarja e afro-amerikanit, e cila ngjalli protesta të shumta në shumë vende të botës.Videoja fillon me ardhjen e policisë në vendin e ngjarjes, ndërsa Floyd në ato momente gjendej brenda makinës.


    “Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë. Në ato momente, oficeri ia kishte drejtuar armën afro-amerikanit, dhe i tha se nuk do e qëllonte.

    Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

    Afro-amerikani ndërroi jetë më 25 maj në Minneapolis të SHBA-së, pasi njëri nga katër oficerët ia vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërsa ai i thoshte policisë që nuk mund të merrte frymë.

    Ky moment shihet edhe tek videoja e mëposhtme 8 minutëshe.

    https://www.youtube.com/watch?v=qcTwelzy9Cg&feature=emb_title

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!