Policia gjermane njoftoi se një shofer 47-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi në makinën e tij ra një pemë në Bestwig, rreth 100 kilometra në veri-lindje të Këlnit, transmeton Reporteri bazuar në shkrimin e agjencisë së lajmeve AP.
Kompania hekurudhore “Deutsche Bahn”, ka njoftuar se i ka pezulluar tarafikun hekurudhor rajonal dhe atë në distanca të gjata në krahinën e North Rhine-Westphalia, sepse rruga është e bllokuar nga disa pemë që kanë rënë si pasojë e erërave të fuqishme.
Disa fluturime nga aeroporti në Frankfurt, më i ngarkuari vend, u anuluan. Dy aeroplanë që u nisën drejt aeroportit Köln-Bonn janë ridrejtuar për shkak të erërave të forta.
Kopshtet zoologjike në Në Dortmund dhe disa rajone të tjera po ashtu janë mbyllur, derisa Shërbimi Meteorologjik Gjerman të dielën ka lëshuar paralajmërim për pjesë të Gjermanisë qendrore dhe asaj perëbndimore, duke njoftuar se priten erëra të fuqishme deri në 120 km në orë gjersa gjatë ditës së sotme priten edhe reshje bore. /Reporteri.net
https://www.youtube.com/watch?v=-vED7SnCexI
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.