Të paktën 21 persona pjesëmarrës në një maratonë malore në veriperëndim të Kinës kanë humbur jetën, ndërsa moti ekstrem goditi këtë rajon.
Erërat e forta dhe shiu i fuqishëm përfshiu Yellow River Stone Forest, një vend turistik në provincën Gansu. Gara u ndërpre kur disa nga 172 vrapues u zhdukën. Trupat u gjetën nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Temperaturat ranë përsëri në zonën malore brenda natës, duke e bërë kërkimin më të vështirë. Më shumë se 1,200 ekipe të kërkim shpëtimit u vendosën në dispozicion.
151 pjesëmarrës janë konfirmuar në gjendje të mirë shëndetësore. Pylli me gurë i Lumit të Verdhë është i famshëm për peizazhin e tij të thyer malor dhe shtylla guri dhe përdoret si vendndodhje në shumë shfaqje, ngjarje sportive dhe filma televizivë kinezë. Formacionet e tij shkëmbore besohet të jenë të vjetra 4 miliardë vjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.