Miliarderi Elon Musk ka theksuar se Dita e Pavarësisë është momenti ideal për të reflektuar mbi nevojën për pavarësi nga sistemi politik amerikan me dy parti.
Ai në postimin e tij ka krijuar një sondazh ku ka pyetur ndjekësit nëse janë pro apo kundër krijimit të “Partisë Amerika”, shkruan Reporteri.net.
“Dita e Pavarësisë është koha perfekte për të pyetur nëse dëshironi pavarësi nga sistemi me dy parti (disa do të thonë një parti)! A duhet të krijojmë Partinë Amerika?” ka pyetur Musk.
Ideja e Musk për krijimin e një partie të re erdhi pas një periudhe grindjesh publike dhe përplasjesh në rrjete sociale me presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me projektligjin “OneBigBeautifulBill“ – tashmë të miratuar nga Dhomat e Kongresit.
“Një nga projektligjet më të rëndësishme ndonjëherë. SHBA-ja është vendi më i ‘NXEHTË’ në botë, pa diskutim!!!” shkroi Trump në rrjetet sociale pasi u miratua projektligji.
Paketa përmbush shumë nga premtimet elektorale të Trumpit: rritje të shpenzimeve ushtarake, financim për një fushatë të dëbimit të imigrantëve dhe një zotim prej 4.5 trilionë dollarësh për t’i zgjatur lehtësimet tatimore nga mandati i tij i parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.