×
  • Lajme
  • Botë

    NATO e akuzon Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit, kërkohet lirimi i gazetarit

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 18:54

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e konsideroi rrëmbim, uljen e detyruar të avionit nga shteti Bjellorus për të arrestuar aktivistin, Roman Protasevich.


    Ai e konsideroi këtë të papranueshme dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Protasevich.

    “Ulja me forcë e avionit me pasagjerë nga Bjellorusia ishte e rrezikshme dhe e papranueshme. Ky është një rrëmbim shtetëror dhe tregon se si regjimi në Minsk sulmon të drejtat themelore demokratike dhe godet lirinë e shprehjes dhe mediat e pavarura. Përshëndet masat shtesë të dakordësuara nga Bashkimi Europian. Urgjentisht të bëhet një hetim ndërkombëtar. Gazetari Roman Protasevich dhe shoqëruesja e tij Sofia Sapega duhet të lirohen menjëherë”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!