NATO njoftoi të martën se ka tërhequr disa prej trupave dhe personelit të saj nga Iraku dhe ripozicionimin e të tjerëve brenda vendit.
Një zëdhënës i aleancës ushtarake trans-Atlantike tha se “siguria e personelit tonë është thelbësore” dhe se disa trupa do të zhvendoseshin “brenda dhe jashtë Irakut”.
“NATO mban një prani në Irak. Dhe ne jemi të përgatitur të vazhdojmë trajnimin dhe ndërtimin e kapaciteteve tona kur situata të lejojë”, tha zëdhënësi për agjencinë gjermane të lajmeve dpa.
Tensionet në rajon u rritën shumë pas vdekjes së gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm ajror amerikan të premten në Bagdad.
Si rezultat, NATO-ja tashmë ka pezulluar edhe operacionin e saj të stërvitjes së trupave irakiane pas sulmit.
Aleanca mbrojtëse ka kryer një mision jo-luftarak në Irak për të trajnuar forcat lokale.
Misioni i trajnimit i NATO-s është i ndarë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA në Irak, i cili ka rreth 5,200 ushtarë të vendosur në bazat irakiane.
Rreth 500 trajnerë, këshilltarë dhe staf ndihmës kanë marrë pjesë në mision, i cili përfshin personel ushtarak dhe civil nga 29 vendet anëtare të aleancës, si dhe vendet partnere jashtë NATO-s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.