×
  • Lajme
  • Botë / Misioni sekret

    Nderohet “ushtria fantazmë” e SHBA-së

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 22:39

    Gati 80 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, anëtarët e njësisë sekrete të SHBA-së janë nderuar për hilet që përdorën për të shpëtuar jetën e mijëra njerëzve, raporton BBC.

    E njohur si “ushtria fantazmë”, grupi përdorte automjete të rrejshme dhe efekte speciale alla Hollywood me qëllim që të hutonte pilotët e aeroplanëve gjermanë.

    Presidenti Joe Biden ka nënshkruar ligjin për të nderuar me medaljen më të lartë gjatë vitit 2022.

    Tre veteranët u nderuan në një ceremoni të mbajtur në Kongres të enjten.

    Seymour Nussenbaum, 100-vjeçar, John Christman, 99-vjeçar, dhe Bernard Bluestein, 100-vjeçar, morën pjesë në ceremoni. Katër anëtarë të tjerë janë ende gjallë, por e kishin të pamundur të merrnin pjesë në këtë ceremoni.

    Nussenbaum e kishte për detyrë që të vendoste numra të rrejshëm nëpër automjete dhe t’i veshte njerëzit me uniforma gjeneralësh me qëllim që të shiheshin nga spiunët gjermanë.

    “Misioni ynë ishte që t’i hutonim armiqtë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!