Egjipti ka hapur një xhami të re në kryeqytetin e tij por për këtë fakt ai është kritikuar pa fund për kostot e përfshira. Këto kritika kanë ardhur pikërisht nga rrjetet sociale ku njerëzit janë treguar skeptik përsa i përket shpezimeve të mëdhaja.
Ndërtimi i xhamisë kushtoi 800 milionë paund egjiptian që janë 25.9 milionë dollarë ose 20.7 milionë £, duke e bërë keshtu xhaminë e dytë më e madhe në Afrikë.
Kjo xhami sipas edhe medias shtetërore festoi thyerjen e tre rekordeve botërore. Duke përfshirë kështu foltoren më të lartë në botë, me lartësi 16.6 m dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit.
Rekordi i dytë dhe ai i tret ishin për llambadarin kryesor të xhamisë, i cili është më i rëndi në botë me 24,300 kg , dhe më e madhja, me një diametër prej 22 m përfshin katër nivele.
Hapja e xhamisë u ndoq edhe nga Presidenti Abdul Fattah al-Sisi.
Por personat në rrjetet sociale kishin dicka për të thënë. Egjipti po përballet me një krizë ekonomike të thelluar. Monedha e saj ka humbur gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit gjatë vitit të kaluar, duke bërë që inflacioni të arrijë nivelin më të lartë në këto pesë vjet.
Shumë njerëz kanë shprehur revoltën e tyre në Twitter dhe Facebook për të kritikuar shpenzimet e bollshme në vendet fetare në këtë kohë kritike, pasi miliona egjiptianë luftojnë çdo ditë për të vendosur ushqimin në tryezën e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.