Suedia vazhdon të ketë numra të ultë të infeksioneve të reja dhe vdekjeve nga COVID-19 edhe pse nuk ka marrë masa të rrepta bllokimi.
Suedia ka raportuar 348 raste të reja të koronavirusit, pasi vendi fillon të shohë një tendencë në rënie të infeksioneve të reja, pavarësisht se ka shmangur llojet e bllokimeve të rrepta që shihen kudo në Evropë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Shifrat e fundit nga autoriteti shëndetësor publik i Suedisë shtynë numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 26,670.
Deri më tani 3,256 njerëz kanë vdekur pas testimit pozitiv për COVID-19, me 31 vdekje të reja të raportuara të hënën, transmeton lajmi.net.
Më herët të hënën, kreu i agjencisë së emergjencave civile të Suedisë pranoi se autoritetet mund të kishin vepruar “pak më shpejt” për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tek njerëzit në nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.