Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025, duhanpirja do të ndalohet edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.
Ndalimi specifik do të përfshijë rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve. Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.
Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro. Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.
Që në vitin 2021, në metropolin verior italian ka hyrë në fuqi ndalimi i parë, sipas të cilit nuk lejohet pirja e duhanit në zonat ku qytetarët ushtrojnë, luajnë fëmijët e vegjël, si dhe në stacionet e autobusëve dhe ambientet sportive./Panorama.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.