Një bombë e pashpërthyer, e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur nga punëtorët e ndërtimtarisë në pellgun e lumit Thames në Londër.
Mjeti i pashpërthyer u gjet nga inxhinierët që janë duke punuar në projektin “Tideway Project”, në pjesën perëndimore të kryeqytetit britanik.
Zona ku u gjet bomba është mbyllur për qarkullim nga policia. E mbyllur është edhe rruga që dërgon te muzeu i ushtrisë.
Kompania që është duke kryer punime në këtë pjesë tha se është duke punuar së bashku me policinë metropolitane, autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente për ta larguar bombën në mënyrë të sigurtë.
Në vendin ku u gjet bomba është planifikuar ndërtimi i një kanali të gjatë 25 kilometra dhe pritet të përfundojë në vitin 2024.
Një zyrtar policor tha se autoritetet e kanë pranuar një telefonatë në orën 9 e 30 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale rreth një mjeti të dyshimtë, i cili besohet se i përket luftës së dytë botërore, shkruan “Daily Mail”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.