×
  • Lajme
  • Botë

    Në Turqi mbi 1.000 persona të vdekur nga coronavirusi

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 23:08

    Turqia kaloi sot shifrën e 1 000 të vdekurve nga pandemia e koronavirusit të ri, me 98 vdekje të reja, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.


    “Epidemia ka vrarë gjithsej 1 006 persona, në 47 029 raste të raportuara në Turqi”, tha ministri Koca, në një konferencë për shtyp.

    Sipas tij, 2 423 pacientë me COVID-19 të shtruar në spital janë shëruar.

    Koca tha se më shumë se 307 000 teste depistimi janë kryer deri më tani në Turqi, ku shkalla e vdekshmërisë së personave me virus arrin në 2,15 %.

    Turqia është përballur me një përshpejtim të pandemisë për disa ditë, me më shumë se 3 000 raste infektimi të reja të shpallura çdo ditë që nga 4 prilli.

    Përballë kësaj situate, presidenti Reccep Tayip Erdogan ka rritur masat: shkollat, baret dhe hapësirat kulturore janë mbyllur, fluturimet janë pezulluar dhe lëvizja është e kufizuar.

    Për momentin, vetëm njerëzit mbi 65 vjeç, nën 20 vjeç ose që vuajnë nga sëmundje kronike nuk lejohen të dalin, madje edhe të bëjnë blerjet e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!