×
  • Lajme
  • Botë

    Nëna me Covid-19 organizon dy festa për ditëlindjen e të birit, 60 të ftuar përfundojnë në karantinë

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 20:31

    Në Ladispoli të Romës, 60 persona përfunduan në karanatinë pasi morën pjesë në dy festat që një nënë organizoi për ditëlindjen e tetë të djalit të saj.


    Pavarësisht se kishte ethe dhe kollë, nëna organizoi dy festa me nga 30 të ftuar secila.

    Menjëherë pas festës, ajo bëri tamponin dhe rezultoi pozitive me koronavirus.

    Gjashtëdhjetë persona, përfshirë fëmijë dhe të rritur që morën pjesë në këto festime përfunduan në karantinë.

    “Unë kisha ethe dhe kollë, por pavarësisht këtyre simptomave ftova miqtë dhe familjen për ditëlindjen e djalit tim,” u tha ajo vetë mjekëve.

    Siç raportohet nga Il Messaggero , Shërbimi Shëndetësor Lokal ka filluar gjurmimin, për zinxhirin e kontakteve që kanë pasur të gjithë pjesëmarrësit me qëllim që të karantinohen deri në rezultatin e tamponit.

    Disa nga personat që kanë marrë pjesë në këto festime kanë akuzuar nënën për organizimin e festave edhe pse ajo kishte simptomat e Covid- 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!