Tërmeti më u fuqishëm në 25 vjetët e fundit që tronditi Tajvanin ka lënë të vdekur të paktën nëntë persona ndërkaq dhjetëra të tjerë janë të bllokuar nëpër rrënoja, raporton Associated Press.
Tërmeti që lëndoi qindra persona, epiqendër kishte pjesën malore të Hualien. Tërmeti është ndier në tërë rajonin.
Tajvani vazhdimisht përballet me tërmete dhe popullsia e tij është më e përgatitura në botë.
Lëkundjet ishin të fuqishme në 7.5 shkallë, por autoritetet kanë thënë se njerëzit fillimisht menduan se janë lëkundje me të cilat ishin mësuar gjatë tërë kohës.