×
  • Lajme
  • Extra
  • Botë

    Nga dashuria për profesionin ia vë djalit emrin HTML

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 22:28

    Mac Pasqual, një web designer nga Filipine është bërë përnjëherë i njohur në botë, e edhe më shumë, i biri i tij i sapolindur.


    Nga dashuria për profesionin, Pasqual vendosi ta pagëzojë të birin HTML, shkurtesë për “Hypertext Mark-up Language”

    Pascual tha për mediat lokale se emrat unik janë karakteristikë e familjes së tij, duke shpjeguar se emri i tij i shkurtër është Macaroni 85, ndërsa motra e tij quhet Spageti 88. Mac shkoi më tej duke thënë se dy fëmijët e motrës së tij quhen Cheese Pimiento dhe Cheese Parmesan.

    Mediat lokale raportuan se HTML lindi i shëndetshëm, me peshë 2.25 kilogramë në spitalin e Bulacanit, rreth një orë me veturë në veri të kryeqytetit, Manila.

    Postimi është shpërndarë rreth 9.000 herë dhe ka frymëzuar shumë shaka nga përdoruesit e mediave sociale. Të tjerë ishin të shqetësuar se emri i tij unik mund ta vështirësonte jetën për HTML.

    “Po të isha ai fëmijë, do të padisja prindërit e mi një ditë”, komentoi një person në postim. \a2news

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!