×
  • Lajme
  • Botë

    Nis fushata për rivotimin në Stamboll

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 14:57

    Kandidati i opozitës për Stambollin ka lansaur fushatën e tij për rivotimin e pozitës së kryebashkiakut të këtij qyteti. Ai ka premtuar që do arrijë përsëri të fitojë.


    Ekrem Imamoglu nga që vjen nga partia sekulare republikane po akuzon presidentin Rexhep Tayip Erdogan dhe partinë e tij për parregullsi për mospranimin e rezultatit të 31 marsit.

    Ai ka thënë të mërkurën se partia që e ka pushtetin, dhe që e ka pasur Stambollin për vite me radhë, kanë punuar që të pasurojnë vetveten.

    Mbështetësit e Imamoglu dhe zyrtarë të partisë kanë japur përkrahje për kandidatin. Slogani i tij është “çdo gjë do të jetë shumë e bukur”.

    Votimi i 31 marsit për qytetin e 15 milionë banorëve është anuluar pasi që partia e Erdoganit ka cituar parregullsi në votime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!