Agjencia shtetërore e hapësirës në Brazil, raporton një rritje 100 për qind të shkatërrimit të pyjeve më të mëdha në botë gjatë muajit nëntor, në krahasim me vitin e kaluar.
Deutsche Welle raporton se shpyllëzimi në pyjet e Amazonës së Brazilit në muajin e kaluar, u ngritën në nivelin më të lartë që kur filluan regjistrimet në 2015, bazuar në të dhënave e qeverisë, transmeton Telegrafi.
Gjetjet e agjencisë, kanë treguar se një total prej 563 kilometrash katrorë, nga pyjet e shiut më të mëdha në botë u shkatërrua gjatë muajit nëntor, 103 për qind më shumë se në të njëjtin muaj gjatë vitit të kaluar.
Nga janari deri në nëntor të këtij viti, u shkatërrua një zonë pothuajse sa madhësia e ishullit Karaibe të Porto Rikos – një rritje e përgjithshme e shkatërrimit prej 83 për qind, krahasuar me dëmet e vitit të kaluar.
Shifrat u publikuan nga Instituti Kombëtar për Kërkime në Hapësirë dhe u mblodhën përmes bazës së të dhënave DETER, e cila përdor imazhe satelitore për të monitoruar zjarret, shkatërrimin dhe zhvillimet e tjera në pyjet e shiut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.