×
  • Lajme
  • Botë

    Një burrë dy metra i gjatë ruante Erdoganin – mediat greke raportojnë për masat e ashpra të sigurisë gjatë vizitës së tij në Athinë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 14:14

    Gjatë qëndrimit shtatë-orësh të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe delegacionit turk në Athinë, masat e sigurisë kanë qenë jashtëzakonisht të ashpra dhe vëmendje të veçantë ka tërhequr shtatlarti nga roja personale e Erdoganit.

    Për të parandaluar ndonjë ngjarje të pakëndshme, janë vendosur oficerë policie nga pothuajse të gjitha shërbimet. Siç raportojnë mediat greke, truproja dy metra i gjatë nuk ia ka hequr sytë presidentit turk që në momentin e parë që ai ka zbritur nga avioni, përcjell Reporteri.net.

    Sipas informacioneve, ELAS ka lëshuar 47 leje armësh për vizitën e Erdoganit, 16 prej të cilave kanë pasur të bëjnë me sigurinë e presidentit turk.

    Siç ka vënë në dukje dje “Protothema” , gjatë vizitës së Erdoganit janë vendosur snajperë në pikat kyçe të Pallatit Presidencial dhe janë kryer kontrolle nga qen të trajnuar posaçërisht deri në mbërritjen e Erdoganit për takimin me Katerina Sakellaropoulou dhe Kyriakos Mitsotakis. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!