Dy persona janë rrahur në një aeroplan në SHBA pasi një nga ta kishte refuzuar të mbante maskën, shkruan “Independent”.
Një nga pasagjerët ka shpërndarë videon në rrjetet sociale që ka ndodhur në fluturimin e “Allegiant Air” nga Messa-Phoenix, Arizona për në Provo, Utah.
Në xhirim, shihet një person duke e kapur për flokë një tjetër, ndërsa pasagjerët tjerë mundohen të ndajnë ata.
Personi më i ri mund të dëgjohet duke sharë, ndërsa anëtarët e ekuipazhit tentojnë t’i ndajnë ata.
Sipas pasagjerja Rylie Lansford, që e ka postuar videon në Instagram, e gjitha ka nisur pasi një nga pasgjerët kishte refuzuar të mbante maskën pasi e kishte një mburojë të fytyrës.
Kur i ishte thënë nga ekuipazhi i aeroplanit se duhet të mbajë maskën dhe të mbulojnë hundën e gojën, ai refuzoi të bënte këtë. Madje ai e ofendoi ekuipazhin që po ia shpjegonte rregullat. Ndërkohë një person që ishte prapa tij filloi të bërtiste se Covidi është gjithandej. Ata kishin nisur të bërtisnin, kështu që nisi te rrahja.
“Derisa pasagjeri po largohej nga aeroplani, ai pati një zënkë me një pasagjer tjetër. U ftua forcat e rendit për të asistuar. Allegiant kërkon nga gjithë konsumatorët që të mbajnë maskat gjatë gjithë kohës”, është thënë nga Allegiant Air.