Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Vietnam, për të cilin supozohet se është kombinim i atij të Indisë dhe Britanisë së Madhe, si dhe mund të përhapet shpejt përmes ajrit.
Ministri i Shëndetësisë së Vietnamit Nguyen Tan Long e përshkroi mutacionin e fundit si “tejet të rrezikshëm”. Ai shtoi se mutacioni i ri transmetohet shpejt, veçanërisht nga ajri, raporton BBC, transmeton Express.
Viruset vazhdimisht shndërrohen dhe shumë lloje nuk janë të rrezikshme, por disa mutacione mund ta bëjnë virusin më ngjitës.
Nuk ka asnjë provë që mutacionet janë të rrezikshme dhe shkaktojnë vdekshmëri më të lartë në një numër më të madh njerëzish.
Ashtu sikurse edhe në variantin e parë të koronavirusit, edhe varianti vietnamez cënon moshat e shtyera dhe personat me probleme kronike shëndetësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.