Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e borës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive.
Sipas raportimeve të mediave lokale, bora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë me pjesën tjetër të vendit ku temperaturat kanë kaluar 40°C.
Sipas mediave turke, në Rize, në disa pjesë të larta malore, banorët u përballën me një pamje të pazakontë për stinën e verës: borë në mes të korrikut.
Pamjet nga këto zona tregojnë kodra dhe fusha të mbuluara me shtresë bore, ndërsa banorët lokalë shprehen të habitur dhe thonë se nuk mbajnë mend diçka të ngjashme në këtë periudhë të vitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.