×
  • Lajme
  • Botë

    Një rast si George Floyd në SHBA ndodh në Çeki: Polici i vendos gjurin në qafë për disa minuta, vdes 40-vjeçari

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 10:32

    Një video e një oficeri policie që i vë gjurin në qafë një burri, i cili më vonë vdiq në një ambulancë, po shpërndahet mes çekëve në mediet sociale, duke bërë që shumë të krahasojnë vdekjen e tij me atë të George Floyd në SHBA.


    Njëri nga oficerët e policisë i vuri gjurin në qafë për disa minuta të riut, i cili më vonë vdiq në ambulancën e thirrur në vendngjarje nga policia.

    Sipas policisë, shkaku i vdekjes nuk ishte gjuri në qafën e tij, por droga që kishte përdorur.

    Michal Miko, drejtori i organizatës Romanonet, ka postuar në internet një video të cilësuar si “Lartësia e brutalitetit”.

    Zërat e disa kalimtarëve dëgjohen në video.

    “Ata po e lodhin atë”, mund të dëgjohet zëri i një gruaje.

    “Kjo është puna e tyre”, thotë zëri i një burri, duke mbrojtur ndërhyrjen e policisë.

    “Qëndro poshtë, mos u ço”, këshillon një tjetër.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!