Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 tronditi Meksikën jugore mëngjesin e së dielës, duke nxjerrë në rrugë banorët e kryeqytetit.
Sipas mediave të huaja, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në veriperëndim të Corral Falso në shtetin jugor të Guerrero.
Zona shtrihet përgjatë bregut të Paqësorit të Meksikës midis vendpushimeve të plazhit të Acapulco dhe Zihuatenejo.
Nga atje nuk pati raportime të menjëhershme për dëme por presidenti Andrés Manuel López Obrador tha përmes Twitter se mbrojtja civile po shihte nëse janë shkaktuar dëme materiale.
López Obrador më vonë postoi një video në Twitter të një bisede të drejtpërdrejtë me guvernatoren e Guerrero, Evelyn Salgado, në të cilën ajo tha se nuk kishte raportime për dëme apo viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.