×
  • Lajme
  • Botë

    Një tjetër vaksinë anti-Covid së shpejti në treg, fillon faza e tretë e testimit të saj

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 17:55

    Prodhimi i një vaksine tjetër potenciale kundër coronavirusit do të fillojë për disa javë, kanë bërë të ditur zyrtarë të kompanive farmaceutike Sanofi nga Franca dhe GlaxoSmithKline nga Anglia.


    Në kumtesën e përbashkët është bërë e ditur se ka filluar faza e tretë e testimit, ku mbi 35 mijë të rritur vullnetarë në SHBA, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine kanë marrë pjesë në testim, transmeton Telegrafi.

    Në studim do të testohet efikasitetit i vaksinës kundër coronavirusit, si dhe kundër varianteve tjera që janë detektuar në Afrikën e Jugut.

    Siç raporton AP, nëse testimi rezulton i suksesshëm, rregullatorët do të duhej që deri në fund të vitit të miratojnë përdorimin e vaksinës.

    “Prodhimi do të fillojë javëve të ardhshme për të mundësuar një qasje të shpejtë në vaksinë, kuptohet nëse ajo miratohet për përdorim”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!