Pas shpërthimit të koronavirusit anë e mbanë botës, njerëzit janë duke bërë gjithçka që t’i ikin infektimit, përfshirë edhe vendosjen e prezervativëve në gishtat e tyre.
Nëpër shumë vende të botës, blerësit e befasuar po shpërndajnë fotografi të rafteve të prezervativëve të cilat tashmë janë zbrazur, shkruan The Sun – transmeton Reporteri.net.
Një përdoruese e Facebook ka postuar një foto në faqen Ryde District Mum të një rafti prezervativësh të rrëmbyer nga blerësit në ankth.
“A mund të më tregojë dikush se çfarë është duke ndodhur?”, ka shkruar ajo.
Në Singapor, njerëzit po bëjnë fotografi në Snapchat duke vendosur prezervativët në gishta për të shtypur butonat në ashensor në mënyrë që të qëndrojnë të sigurtë.
Blerjet e panikut kanë përfshirë edhe Australinë, ku një dyqan ka kufizuar shitjen e paketimeve të letrave të tualetit në vetëm 4 sosh për person.
Virusi vdekjeprurës po shpërndahet në gjithë botën me rastë të reja të konfirmuara çdo ditë.
/Reporteri/