Operatori më i madh telefonik i Norvegjisë, Telenor, po bashkëpunon me Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik për t’i ndihmuar ata për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.
Rreth 80% e të gjithë trafikut të të dhënave kalojnë nëpër infrastrukturën e vendit, kështu që Telenor e di afërsisht vendndodhjen e smartfonave.
Në sistem do të jenë njerëzit dhe intinerari i tyre për të kuptuar se si përhapet koronavirusi dhe cilat janë zonat më të rrezikuara.
Pas mbledhjes së të dhënave përdoret një model matematikor për të parashikuar se ku dhe kur do të jenë rastet e reja me Covid-19.
Kompania thotë se për të ruajtur privatësinë individuale ata numërojnë vetëm grupe njerëzish më të mëdha se 20, pasi është “shumë, shumë e vështirë” të ri-identifikohen të gjithë individët në grupe më të mëdha se kjo madhësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.