Një video amatore që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale dhe që për pak kohë u bë virale, shfaq një djalë 10-vjeçar i cili në mungesë të kompjuterit personal, kishte vendosur që detyruat e shtëpisë nga lënda e gjeografisë t’i kryej brenda një dyqani të Samsungut në një qendër tregtare në Brazil.
Bëhet fjalë për vogëlushin Guilherme i cili nuk kishte pasur kompjuter në shtëpi dhe kështu kishte vendosur të bëjë zgjedhje për t’i përfunduar në kohë detyrat – duke shkuar në dyqanin e Samsungut, ku përdori një tablet të tyre, transmeton Telegrafi.
Mediat braziliane raportojnë se zyrtarët e Samsung pasi mësuan për historinë e tij, vendosën t’i dhurojnë një tablet dhe madje e siguruan për çdo defekt që mund t’i shfaqet gjatë punës me të në të ardhmen do t’ia riparojnë pa kurrfarë problemi.
Megjithatë nuk ishin vetëm menaxhmenti i Samsung që u prekën nga historia e tij, por edhe shumë bashkëkombës që kontribuuan për t’i blerë një shtëpi familjes së tij që jeton me qira.
https://www.youtube.com/watch?v=4jORgaszuGA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.