Një pasagjer i quajtur Brandon Straka, ka refuzuar të vendoste maskë fytyre brenda një avioni të kompanisë American Airlines. Pas këmbënguljes së tij për të mos e vendosur maskën, atij iu kërkua të largohej nga avioni.
Askush nuk mund të udhëtojë me avion nëse nuk i respekton masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Ky është incidenti i parë i këtij lloji pasi linjat ajrore njoftuan masat që duhen zbatuar rreptësisht, përfshirë edhe vendosjen e maskave.
Nisja e avionit u vonua 4 minuta derisa pasagjeri u zbrit poshtë. Straka rezervoi një fluturim tjetër pasi iu bind urdhërave për të vendosur një maske dhe përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet: “Kjo është e çmendur. Absolutisht e çmendur. Ne nuk kemi më asnjë zgjedhje.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.