×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH-ja raporton rekord rastesh ditore me Covid-19

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 22:54

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar për rritje rekorde të numrit të rasteve të reja ditore me coronavirus në botë.


    Gjatë 24 orëve të fundit bilanci i përgjithshëm i të prekurve nga COVID-19 është ngritur për plot 338 mijë e 779 raste.

    Ngritja më e lartë është raportuar në Evropë, me gjithsej 96 mijë e 996 të infektuar. Rekordi i mëhershëm ishte shënuar më 2 tetor, kur ishin mbi 330 të infektuar. Në Evropë shtimin më të madh e kanë shënuar Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Belgjika. Ndërkaq jashtë Evropës numër rekord të të infektuarish kanë raportuar India, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!