×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH me një paralajmërim jo të mirë: Coronavirus mund të mos largohet kurrë

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 11:12

    Koronavirusi “mund të mos largohet kurrë”, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).


    Duke folur në një konferencë të mërkurën, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan paralajmëroi kundër përpjekjes për të parashikuar kur virusi do të zhdukej.

    Ai shtoi se edhe nëse gjendet një vaksinë, kontrolli i virusit do të kërkojë një “përpjekje masive”.

    Pothuajse 300,000 njerëz në të gjithë botën raportohet të kenë vdekur me koronavirus, dhe më shumë se 4.3 milionë raste janë regjistruar, raporton BBC.

    Ndërkohë, Kombeve të Bashkuara paralajmëruan se pandemia ishte duke shkaktuar shqetësime të përhapura dhe të shëndetit  mendor – veçanërisht në vendet ku ka mungesë investimesh në kujdesin shëndetësor mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!