×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH njofton se shpërthimi i koronavirusit po përkeqësohet

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 14:52

    Pas konfirmimit të rastit të parë me koronvirus në Nigeri, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se shpërthimi i këtij virusi po përkeqësohet.


    OBSH-ja përsëriti paralajmërimin e saj se koronavirusi mund të arrijë në shumicën e vendeve të botës, nëse jo në të gjitha, transmeton Reporteri.net.

    Zëdhënsi, Christian Lindmeier, tha për gazetarët në Gjeneve se OBSH ëshë duke i shqyrtuar raportet për disa persona të riinfektuar me koronavirus.

    Mëegjithatë, shtoi ai, një person i cili ka pasur koronavirus, do të duhej të ishte imun së paku për një kohë.

    Koronavirusi i identifikuar si COVID-19, e ka origjinën në qytetin Wuhan të Kinës.

    Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar.

    Shifrat e fundit të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten në Pekin tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83 mijë njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur.

    Koronavirusi ka simptome të ngjashme me pneumoninë.

    Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësistë në frymëmarrje./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!