Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të premten dy ilaçe të reja “baricitinib” dhe “sotrovimab” për trajtimin e COVID-19.
OBSH-ja tha se “baricitinib” rekomandohet për pacientët me raste të rënda të COVID-19, ndërsa “sotrovimab”, një ilaç me antitrupa, rekomandohet për rastet e lehta ose të moderuara tek pacientët me rrezikshmëri të lartë për t’u shtruar në spital.
“Se sa jetë do të shpëtojnë këto ilaçe varet nga fakti se sa të disponueshme dhe të përballueshme do të jenë,” tha OBSH-ja në një deklaratë.
Ndërkohë, kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson ka rezultuar pozitive për COVID. Një zëdhënës i zonjës Andersson tha se ajo do të punojë nga shtëpia. Suedia, si shumë vende të tjera në botë po përballet me një përhapje të shpejtë të variantit shumë të transmetueshëm Omicron.
Universiteti Johns Hopkins raportoi të premten se ka regjistruar 320.5 milionë infeksione globale me COVID dhe mbi 5 milionë vdekje. Qendra tha se janë administruar 9.5 miliardë vaksina./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.