Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë, Antony Fauci i ka bërë thirrje kolegëve të tij në Institutin e Virologjisë së Wuhan që të publikojnë të dhënat e kërkimeve të tyre, si dhe kartelat shkencore të 9 pacientëve të parë tek të cilët u konstatua COVID-19, që më pas “gjunjëzoi” të gjithë botën.
Fauci ka njohje profesionale me një pjesë të këtyre shkencëtarëve dhe ka drejtuar fonde amerikane në studimet e kryera prej tyre, ndaj dhe thirrja e tij përbën lajm.
Sipas Faucit, pa të dhënat autentike të momenteve të para të shpërndarjes së virusit, nuk mund të kemi një rezultat definitiv për origjinën e koronavirusit dhe pikërisht për shkak të mungesës së këtyre të dhënave, OBSH nuk arriti në konkluzione definitive.
“Do të doja të shihja arkivat mjekësore të tre shkencëtarëve që u sëmurën me koronavirus në vitin 2019, për të parë nëse realisht ishte COVID-19 ai që u mori jetën dhe çfarë trajte kishte”- ka thënë Antony Fauci.
Sipas “Financial Times”, në vitin 2019 në këtë laborator janë marrë disa lakuriqa nate me të cilët eksperimentohej për viruse që mund të përhapeshin tek njerëzit dhe dyshohet se po investigohej dhe mundësia e “armatosjes” së virusit të këtyre kafshëve për t’u përdorur si armë biologjike.
Qëllimi i këtij kërkimi është që t’i paraprihet ndonjë sulmi biologjik të kësaj natyre, pra shkencëtarët fillimisht krijojnë rrezikun dhe më pas gjejnë medikamentin ose mënyrën për ta zhdukur. Pikërisht në këtë fazë dyshohet se mund të ketë pasur shpëtim të virusit nga laboratorët.