Paga minimale është e ndryshme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke filluar nga 332 euro në Bullgari, deri në 2,256 euro në Luksemburg.
Ndër faktorët kryesorë për hendekun midis vendeve të ndryshme është diferenca në koston e jetesës, shkruan Schengen Visa Info.
Ndaj, Parlamenti i Bashkimit Evropian ka njoftuar se eurodeputetët do të miratojnë rregulla të reja për të siguruar që pagat minimale të sigurojnë një standard të mirë jetese në vende anëtare.
Pas një propozimi për të përmirësuar nivelin e pagave minimale, negociatorët e Parlamentit dhe Këshillit të BE-së arritën një marrëveshje muajin e kaluar.
Tashmë eurodeputetët do të votojnë për rregullat e reja në shtator gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg.
Pas miratimit të rregullave të reja, vendet e BE-së do të duhet të përditësojnë pagat minimale të paktën çdo dy vjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.