Disa persona janë incizuar duke u përleshur me thika të gjata në Londër, ndërsa policisë londineze i doli punë me banda edhe në raste të tjera gjatë natës mes së mërkurës dhe të enjtes.
Në Greenwich, në video shihen katër persona që përpiqen ta therin njëri-tjetrin me thika të gjata dhe një çekan, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Në mbrëmje, dhjetëra policë u dërguan në Brixton pasi disa oficerë u sulmuan nga një grup i madh i burrave përderisa po përcillnin një skenë të të shtënave dhe therjes me thika rreth orës 21 e 35 minuta.
Një numër i madh i forcave policore bashkë me qen e helikopter u panë në zonë, pasi një burrë në të njëzetat u dërgua me urgjencë në spital me plagë nga arma e zjarrit dhe mjetet e mprehta.
Vetëm një orë pas incidentit në Brixton, policia u thirr për një therje tjetër në Norwood, më pak se tri milje larg. Një burrë u gjet me plagë nga thika dhe u dërgua në spital para orës 23.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.