×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje të çuditshme shihen në periferi të Parisit, teksa një zebër kalon midis trafikut

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 17:54

    Banorët e izoluar të një periferie në Paris u befasuan kur panë një zebër midis trafikut, teksa vraponte në mes të rrugës.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha kishte ikur nga një kopsht zoologjik në Ormessen-sur-Marne, pasi porta ishte lënë hapur.

    Zebra me dy kuaj të tjerë, iu drejtuan qytetit fqinj Champigny-sur-Marne në periferi të Parisit, ndërsa vendasit nuk mund t’i besonin syve kur e panë atë të vraponte gjatë rrugës.

    Në mes të bllokimit të coronavirusit, kjo zebër u gjend në këtë zonë pothuajse të shkretuar.

    Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, qytetari ka xhiruar të gjithë ngjarjen, dhe reagimi i tij duket qesharak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!