Kamerat e sigurisë në metronë e Miamit, kanë fiksuar momentin kur një burrë ka dhunuar brutalisht një pasagjere pa ndonjë shkak.
Në videon e publikuar shfaqet një 25-vjeçar, i identifikuar si Joshua James King, 25-vjeç, teksa dhunon barbarisht 29-vjeçaren Andrea Puerta.
I riu futet në tren dhe pa ndonjë arsye specifike nis të dhunojë vajzën.
“Më kujtohet që i kam thënë ‘mjaft, por ai nuk ndalej. Në një moment është ndalur dhe më tha ‘më fal’ dhe vazhdoi të më godasë, nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kurrë nuk e kam takuar ndonjëherë atë person, kurrë”, ka deklaruar para policëve 29-vjeçarja.
Dhunuesi arriti të arrestohej ndërsa u mësua se të njëjtin veprim e kishte kryer edhe me dy persona të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.