Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin vendi më i prekur i globit nga pandemia koronavirus, teksa i afrohen dhe një bilanci tepër të trishtë.
Më shumë se 27 milionë persona janë infektuar ndërsa rreth 400 mijë të tjerë kanë humbur jetën, sipas të dhënave të raportuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Qëndra për Parandalimin dhe Kontrollimin e sëmundjeve thotë se janë injektuar mbi 12 milionë doza të vaksinave anti-covid. Por paralajmëron për një variant të ri të koronavirusit, i cili kërcënon të bëhet një formë dominante e pandemisë nga Marsi.
Autoritetet po u bëjnë thirrje amerikanëve që të dyfishojnë masat e sigurisë dhe të mbrojtjes.
Ndërkohë, situatë shqetësuese paraqitet dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nga ku doli mutacioni i ri i koronavirusit.
Shëndetësia raporton se çdo 30 sekonda, një i infektuar paraqitet në spital. Britania vijon fushatën e imunizimit masiv dhe deri më tani ka vaksinuar 3.5 milionë njerëz me dozën e parë, duke tejkaluar numrin e atyre të konfirmuar pozitivë.
Rreth gjysmë milioni kanë marrë të dyja dozat. Janë hapur dhe qendra të tjera shtesë për të përshpejtuar imunizimin.
Mbretëria e Bashkuar shpreson që të shqyrtojë heqjen e izolimit duke nisur nga Marsi përmes kthimit të kufizimeve me nivele dhe zona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.